• четврток, 25 јули 2024

Alishan: Kërkesat tona për nxënësit me aftësi të kufizuara janë kuptuar nga ministrja, do t'i paraqesim në një propozim tekst ligjor

Alishan: Kërkesat tona për nxënësit me aftësi të kufizuara janë kuptuar nga ministrja, do t'i paraqesim në një propozim tekst ligjor

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e koalicionit "Ndryshojmë" sot kanë pasur takim me ministren e Arsimit Vesna Janevska, në të cilën kanë propozuar zëvendësimin e profesionit grafik dhe PTT në DURDMOV "Dimitar Vllahov" në Shkup me arsim të mesëm, informatikë dhe të mesëm muzikor. Nga koalicioni janë të qëndrimit se duhet të ndryshohen KNF-shërbimet sepse nuk janë adekuate, si dhe është e rëndësishme kthimi i strehimit pedagogjik.

Koordinatori i programit të koalicionit “Ndryshohmë, Suared Alishan, pas takimit deklaroi se të gjitha kërkesat dhe propozimet e tyre janë kuptuar nga ministrja e Arsimit dhe sa më shpejt që të jetë e mundur kërkesat e tyre do të dërgohen me tekst propozim ligjor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

"Me ftesë të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, sot kemi pasur një takim ku kemi diskutuar për gjashtë ligjet që duhet të ndryshohen dhe të vihen në funksion për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ne propozuam që në “Dimitar Vllahov” në Shkup, kartonazhi, i cili është program i vjetëruar dhe PTT, të zëvendësohet me arsimin e mesëm, arsimin e mesëm muzikor dhe programim informatik. Dhe si njerëzit e verbër mund të jenë programues të mirë dhe të punojnë në një data bazë. Folëm se sa e rëndësishme është kthimi i strehimit pedagogjik që të strehohen fëmijët në internat, folëm edhe për KNF-në", tha Alishan.

Koalicioni kërkon edhe reformimin KNF-shërbimeve, të cilat në vitet e fundit kanë nisur punën për zbatimin e Klasifikimit ndërkombëtar të funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetësisë.

Ai shtoi se në takim është propozuar edhe programeve mësimore në arsimin e lartë në Institutin për edukatorë specialistë dhe rehabilitues, ose më mirë të krijohen kushte për specializim.

I pyetur nëse kemi një numër të mjaftueshëm asistentësh, Alishan tha se në vend janë dy mijë fëmijë dhe për momentin janë 650 asistentë. Një asistent, tha ai, punon me dy deri në tre fëmijë.

Ai paralajmëroi se këto ndryshime mund të fillojnë në përputhje me ligjin që do të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Siç tha ai, këmbëngulin që ndryshimet të fillojnë këtë vit, ose të paktën të fillojë të zbatohet gjimnazi dhe arsimi muzikor. ls/ 

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан