• сабота, 21 февруари 2026

Ali Jusuf: Duhet të ndalet shfarosja e popullit palestinez

Ali Jusuf: Duhet të ndalet shfarosja e popullit palestinez

Adis Abebë, 14 shkurt 2026 (MIA) - Shfarosja e popullit palestinez duhettë ndalet, deklaroi sot kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Mahamud Ali Jusuf nga Xhibuti, në hapjen e samitit të 39-të të UA-së.

"Në Lindjen e Afërt, Palestina dhe vuajtja e popullit të saj gjithashtu i bëjnë thirrje ndërgjegjes sonë. Shfarosja e këtij populli duhet të ndalet", theksoi Ali Jusuf.

Ai foli edhe për konfliktet rrjedhëse në mbarë Afrikën.

"Nga Sudani deri në Sahel, deri në pjeësn lindore të Republikës Demorkatike të Kongos, Soamli dhe më gjerë, njerëzit tanë vazhdojnë të paguajnë çmim të lartë të jostabilitetit.Tentimi për heshtje të armëve në kontinentin tonë u tregua si mision i rëndë. Brishtësia politike dhe institucionale në numër të madh të vendeve tona është shkak për shqetësim, ndërsa konfliktet e hapura dhe latente mbeten kronike", theksoi Ali Jusuf.

Në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abebë sot dhe nesër mbahet Samiti i Unionit Afrikan.

Unioni Afrikan u krijua në vitin 2002 dhe është trashëguese e Organizatës së unitetit afrikan, që u formua më 25 maj 1963. Në UA bëjnë pjesë të gjitha 55 shtetet afrikane. UA angazhohet për valutë të vetme, për bashkim të forcave ushtarake, por edhe të gjitha institucioneve të vendeve-anëtare. Qëllimi i UA-së është ta ndihmojë demokracinë e shteteve afrikane, të drejtat e njeriut dhe ekonominë e shteteve afrikane posaçërisht përmes ndërprerjessë konflitkeve të brendshme dhe krijimit të një tregu të vetëm. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан