Aktivisti Suad Misini dhuron shtëpinë si strehim për qytetarët e rrezikuar - nga humbja personale deri te shpresa publike
- Suad Misini, i cili është i njohur për publikun si aktivist dhe luftëtar për të drejtat e njeriut për një kohë të gjatë, erdhi në qendër të vëmendjes pasi shpalli vendimin për ta kthyer shtëpinë e tij në port për ata që kanë më shumë nevojë - viktima të dhunës në familje, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror dhe kategori të tjera të qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Një gjest i tillë fisnik u vu re menjëherë dhe u përshëndet me komente të shumta nga qytetarët.
Shkup, 30 mars 2026 (MIA)
Fatime FAZLIJI
Suad Misini, i cili është i njohur për publikun si aktivist dhe luftëtar për të drejtat e njeriut për një kohë të gjatë, erdhi në qendër të vëmendjes pasi shpalli vendimin për ta kthyer shtëpinë e tij në port për ata që kanë më shumë nevojë - viktima të dhunës në familje, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror dhe kategori të tjera të qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Një gjest i tillë fisnik u vu re menjëherë dhe u përshëndet me komente të shumta nga qytetarët.
Ai e postoi qëllimin e tij në rrjetet sociale, por siç thotë ai, jo me synimin për të tërhequr vëmendjen për veten e tij, por për të kërkuar ndihmë në zbatimin e kësaj ideje humane në realitet. Për ta realizuar atë, atij i duhet donacion për rehabilitimin dhe përshtatjen e shtëpisë, ndërsa ndaj apelit të tij kanë mbërritur oferta nga arkitektët.
Misini në deklaratë për MIA-n rrëfen se nisma buronte nga përvoja e tij e gjatë, por edhe nga dhimbja e fortë personale – humbja e gruas së tij Azbija Memedova, e cila tërë jetën ia kushtoi angazhimit të saj humanitar.
"Unë jam ekspert për të drejtat e njeriut dhe kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, së bashku me organizatën Qendra Kërkimore për Shoqërinë Civile, në promovimin dhe mbrojtjen e drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut të kategorive të ndryshme të qytetarëve. Në ato aktivitete kam qenë shumë shpesh në komunikim të drejtpërdrejtë me institucione të panumërta shtetërore – ministritë, gjykatat, polici, qendrat për punë sociale... Nga përvoja ime dhjetëvjeçare, mund të them se sistemi social dhe vendosja e asaj infrastrukture është tmerr për qytetarin e rëndomtë. Edhe për fëmijët që janë në pozitë të pavolitshme social – veçanërisht", shprehet ai.
Motivi kryesor, siç thekson ai, megjithatë, është thellësisht personal - largimi i bashkëshortes së tij, Azbija Memedova. Gruaja që, siç thotë ai, "mund të lëvizte malet" në jetën e njerëzve, duke ia kushtuar vitet e saj punës me fëmijët e rrugës, grupet e rrezikuara sociale, gratë dhe prindërit e vetëm.
"Përkushtimi i saj i pafund për atë kauzë është motivi pse ne konsiderojmë se është e nevojshme të bëjmë diçka shtesë, megjithëse pak, për të treguar përmes një shembulli dhe angazhimi konkret, se si kauza e saj do të mund të vazhdojë", tha ai.

“Porti” i planifikuar është konceptuar si hapësirë e sigurt për fëmijët nga mjediset e rrezikuara sociale, por edhe si qendër më e gjerë përbashkët për mbështetje dhe edukim. Sqaron se shërbimet e klientit do të jenë plotësisht falas, në bazë të kritereve dhe procedura të sakta.
"Fëmijët me prejardhje të rrezikuara sociale do të mund të gjejnë mbështetje, ndihmë fizike, psikologjike dhe zhvillimore. Ata do të mund në të vijnë për pushim, edukim, trajnim...Do të jetë një vend - trampolinë për një të ardhme më të sigurt dhe prosperuese, sqaron ai.
Përveç kësaj, siç na sqaroi Misini, vendi do të ketë edhe komponent ekologjik – hab, që do të edukojë vizitorët për natyrën, mjedisin e shëndetshëm, ushqimin e shëndetshëm, por edhe për vlerat si respekti, solidariteti dhe aktivizmi.

Misini thekson se nisma tashmë po merr mbështetje publike.
"Lajmërohen njerëz të gatshëm për të na besuar potencialet, donacionet, ekspertizën dhe pronat e tyre", shprehet ai.
Në të ardhmen, plani është përhapja e konceptit – gjeografikisht dhe përmbajtësisht – përmes bashkëpunimit me organizatat, institucionet dhe organet profesionale.
Porti do të funksionojë si iniciativë qytetare
Pas përfundimit të riadaptimit të hapësirës, Misini shprehet se porti do të funksionojë si iniciativë klasike civile, e udhëhequr prej tij derisa të bëhet e vetë-qëndrueshme.
"Do ta drejtoj drejtpërsëdrejti, derisa të bëhet i vetëqëndrueshëm. Pastaj do ta përsërisim sistemin edhe më tutje. Ajo nuk do t'i dorëzohet shtetit – ai tradicionalisht pronar i keq, e edhe nuk është i interesuar. Si rrjedhojë është edhe thirrja që qytetarët të mobilizohen më shumë", shprehet nismëtari.
Megjithatë, siç thekson Misini, bashkëpunimi me institucionet nuk do të mbetet prapa.

"Do t'u dalim në ndihmë gjithmonë kur të jetë e mundur. Qëllimi ynë nuk është të zëvendësojmë funksionet e tyre, por të ofrojmë një model se si ato mund të zbatohen në mënyrë më efektive, sipas standardeve më të larta juridkike dhe civilizuese", shprehet ai.
Misini thekson se vizioni i tyre është të ofrojnë hapësirë ose hapësira në të cilat ky model do të funksiononte për të paktën 100 vitet e ardhshme. Në të ardhmen, plani është përhapja e konceptit – gjeografikisht dhe përmbajtësisht – përmes bashkëpunimit me organizatat, institucionet dhe organet profesionale.
Pavarësisht zhgënjimeve me sistemin, Misini beson tek njerëzit.
"Pa marrë parasysh se çfarë, gjithmonë do t'i gjejmë më të mirët", konkludon Misini, i bindur se tragjedi personale mund të shndërrohet në shpresë publike.
Foto: аrkivi i Suad Misinit/printskrin nga videot