• петок, 20 февруари 2026

Aksios: SHBA dhe Rusia janë afër marrëveshjes për respektimin e traktatit bërthamore "START i ri"

Aksios: SHBA dhe Rusia janë afër marrëveshjes për respektimin e traktatit bërthamore

Uashington, 5 shkurt 2026 (MIA) - SHBA dhe Rusia janë afër marrëveshjes për respektimin e traktatit "STAR i ri" (NEW STAR" për kontrollin e armëve bërthamore pas skadimit të tij, publikoi Aksios, duke i'u referuar tre burimeve të njoftuara me negociatat.

Traktati bërthamore START i ri i cili vendos kufizime mbi raketat, lançuesit dhe kokat bërthamore strategjike të SHBA-së dhe Rusisë, është i fundit në një seri traktatesh bërthamore që datojnë më shumë se gjysmë shekulli, që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Bisedimet janë mbajtur në Abu Dabi gjatë 24 orëve të fundit, por nuk është arritur asnjë marrëveshje, raportoi Aksios, duke cituar një burim tjetër.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi raportin, i cili vjen pas një sërë zhvillimesh të tjera në marrëdhëniet midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë.

Komanda Evropiane e Armatës amerikane njoftoi sot se SHBA dhe Rusia kanë rënë dakord të vazhdojnë dialogun ushtarak të nivelit të lartë në Abu Dabi.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha gjithashtu se bisedimet e paqes me Rusinë, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, do të rifillojnë në të ardhmen e afërt pasi negociatorët përfunduan ditën e dytë të bisedimeve në Abu Dabi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha sot se Rusia mbetet e gatshme për dialog me SHBA-në nëse Uashingtoni i përgjigjet në mënyrë konstruktive propozimit të Moskës për të vazhduar t'i përmbahet kufizimeve të traktatit bërthamor "START i ri".

"Nëse ka përgjigje konstruktive, sigurisht që do të kemi një dialog", tha Peskov.

Traktati "START i ri", i nënshkruar në vitin 2010, lejonte vetëm një vazhdim. Vazhdimi pesëvjeçar u negociua nga ish presidenti i SHBA-së Xho Bajden dhe presidenti rus Vladimir Putin. Çdo vazhdim i ri kërkon një urdhër ekzekutiv për të vazhduar vullnetarisht kufizimet e marrëveshjes.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i cili foli dje me presidentin kinez Si Xhinping, dëshiron që Kina t'i bashkohet traktatit për reduktimin e armëve bërthamore.

Pekini deri më tani ka refuzuar të negociojë me Moskën dhe Uashingtonin sepse ka rreth 600 koka bërthamore krahasuar me rreth 4,000 që kanë si Rusia ashtu edhe SHBA-ja.

Shtëpia e Bardhë njoftoi këtë javë se Trampi do të vendosë për hapat e mëtejshëm në lidhje me kontrollin e armëve bërthamore, të cilët ai do t'i "sqarojë në afatin e tij kohor".

SHBA i ndërpreu komunikimet ushtarake me Moskën përpara sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Konflikti, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, është lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe përballja më e madhe midis Moskës dhe Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.

"Mbajtja e dialogut midis ushtrive është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen globale dhe ofron një mjet për transparencë dhe ulje të tensioneve", tha armata amerikane. sa/

Остани поврзан