• петок, 06 март 2026

Aksion kundër terrorizmit në Londër: Katër të arrestuar nën dyshimin për spiunazh në shfrytëzim të Iranit

Aksion kundër terrorizmit në Londër: Katër të arrestuar nën dyshimin për spiunazh në shfrytëzim të Iranit

Londër, 6 mars 2026 (MIA) - Katër burra janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit, nën dyshimin për spiunazh në shfrytëzim të Iranit, kumtoi sot të hënën policia Metropolitane e Londrës. Burrat dyshohen se kanë ndihmuar një shërbim të inteligjencës së huaj dhe kanë monitoruar lokacione të ndjeshme. 

Sipas raporteve të policisë, hetimi është përqendruar në dyshimet për mbikëqyrje të vendeve dhe individëve të lidhur me bashkësinë hebreje në zonën e Londrës. Arrestimet u kryen gjatë natës në adresa në veri të kryeqytetit britanik. 

Komandantja e njësisë kundër terrorizmit në Londër, Helen Flanagan, theksoi se kjo është pjesë e një hetimi afatgjatë. 

"E kuptojmë që publiku, ndërsa veçanërisht bashkësia hebraike, mund të jetë e shqetësuar. Si gjithmonë, i bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të na kontaktojnë nëse shohin diçka të dyshimtë", deklaroi Flanagan.

Nga katër të dyshuarit kryesorë, njëri është shtetas iranian, ndërsa tre kanë nënshtetësi të dyfishtë, britanike dhe iraniane. Në kuadër të aksionit të njejtë, u arrestuan gjashtë persona të tjerë nën dyshimin se kanë ndihmuar autorët.

Ky operacion vjen në një kohë tensionesh të larta dhe masash të shtuara sigurie në kryeqytetin britanik. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан