Aksion i madh antiterrorist në Turqi: Janë arrestuar 324 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik
- Autoritetet turke arrestuan 324 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste "Shteti islamik" në një operacion të madh në tërë vendin, kumtoi sot Minsitria turke e Punëve të Brendshme.
Ankara, 13 maj 2026 (MIA) - Autoritetet turke arrestuan 324 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste "Shteti islamik" në një operacion të madh në tërë vendin, kumtoi sot Minsitria turke e Punëve të Brendshme.
Në kumtesë ceket se arrestimet janë kryer në 47 provinca, ndërsa mes të arrestuarve ka persona të dyshuar për financim të SHI-së, si dhe individë prë të cilët konsisderohet se paraprakisht kanëq enë aktivë në radhët e kësaj organizate.
"Për paqen, unitetin dhe solidaritetin e vendit tonë, në mënyrë të palodhshme i vazhdojmë operacionet, ditë e natë, 365 ditë në vit", ceket në kumtesën e ministrisë.
Tani për tani nuk janë publikuar hollësi për shtetësinë e të arrestuarve.
Turqia edhe më parë zbatoi aksione të ngjashme kundër pjesëtarëve të Shtetit islamik, i cili në vend kreu disa sulme vdekjeprurëse, mes të cilave edhe sulmin në klubin e natës "Reina" në Stamboll gjatë festës së Vitit të Ri 2017, kur u vranë 39 persona.
Në dhjetor të vitit të kalaur erdhi deri te konflikti i armatosur mes pjesëtarëve të SHI-së dhe policisë në Turqinë veriperëndimore, me ç'rast jetën e humbën tre policë dhe gjashtë ekstremistë. Muajin e kaluar tre sulmues hapën zjarr ndaj policisë para ndërtesës në të cilën ndidhet konsullata e Izraelit në Stamboll, me ç'rast pasoi një këmbim zjarri ku u vra njëri nga sulmuesit. ab/
Foto: arkivi