• петок, 04 октомври 2024

Ajetollahu Hamnei do të mbajë predikim publik në xhaminë qendrore në Teheran

Ajetollahu Hamnei do të mbajë predikim publik në xhaminë qendrore në Teheran

Teheran, 4 tetor 2024 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, Ajetollahu Ali Hamnei sot do të udhëheqë namazin e xhumasë dhe do të mbajë predikim publik. 

Ky do të jetë predikimi i tij i parë publik pas gati pesë vjet, ndërsa do të mbahet tre ditë para përvjetorit të fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Ajetollahu, i cili e ka pushtetin më të lartë në Iran, predikimin do ta mbajë në Xhaminë Mosalla e Madhe e Imam Homeinit në qendër të Teheranit. 

Lutja do të pasojë pas komemoracionit për liderin e vrarë të Hezbollahut, Hasan Nasrallah.

Hamnei për hetë të fundit e ka udhëhequr lutjen në janar të vitit 2020, pasi Irani gjuajti rake në një bazë ushtarake amerikane në Irak si përgjigje e sulmit në të cilin u vra komandanti i Gardës revolucionare Kasem Sulejmani. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан