• сабота, 21 февруари 2026

Agjenda reformuese dhe rruga evropiane: Qeveria e prezantoi progresin para ambasadorëve të BE-së

Agjenda reformuese dhe rruga evropiane: Qeveria e prezantoi progresin para ambasadorëve të BE-së

Shkup, 5 shkurt 2026

Në kuadër të brifingut kushtuar ndjekjes së progresit në zbatimin e agjendës reformuese, që u mbajt në Qeveri, ndërsa në të cilën morën pjesë anëtarët e Qeverisë, ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, u bë një shqyrtim i detajuar i rezultateve të deritanishme dhe prioriteteve të ardhshme në fushat reformuese kyçe.

Në ngjarje, fjalim mbajti edhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, e cila u kthye në aktivitetet dhe rezultatet e Ministrisë në pjesën e tranzicionit të drejtë, integrimit të tregut dhe avancimit të politikës energjetike në pajtim me standardet evropiane.

Ministrja informoi se strukturat e menaxhimit të parashikuara me Udhërrëfyesin për tranzicion të drejtë janë tërësisht funksionale dhe se me sukses është miratuar Plani vjetor për zbatim për vitin 2026, të harmonizuar me dokumentet strategjike dhe prioritetet e investimeve të Qeverisë.

Theks i veçantë ishte vendosur në miratimin e Ligjit të ri për energji, me të cilin shteti bën një hapë të rëndësishëm drejt harmonizimit të plotë me Pakon për integrim të energjisë elektrike në Komunitetin Energjetik, si dhe në progresin në përgatitjen e akteve nënligjore nga ana e SHA MEPSO.

Në fjalimin e saj, ministrja e theksoi edhe gatishmërinë institucionale të operatorëve për zbatim praktik të mekanizmit evropian të tregut, si dhe mirënjohjen ndërkombëtare përmes anëtarësimit në Italian Working Border Table.

Në pjesën e dimenzionit social, u theksua se Ministria në mënyrë aktive zbaton masa për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm, me metodologji të miratuar për matjen e varfërisë energjetike dhe mbështetjen e siguruar për mijëra amvisëri.

Përveç kësaj, ministrja informoi për miratimin e Planit trevjeçar për rinovimin e ndërtesave të pushtetit qendror. Rezultatet e arritura, siç u theksuan, janë një konfirmim i qartë i angazhimit të institucioneve për një tranzicion të suksesshëm energjetik, integrimin e tregut dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.

Siç njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, një cikël takimesh, ose informimesh, do të mbahet rregullisht me përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët janë rezidentë në vendin tonë, me qëllim informimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë rreth hapave të zbatuar të Agjendës së Reformave.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të para do të vazhdojë me zbatimin e përgjegjshëm dhe transparent të reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim sigurimin e një sistemi energjetik të sigurt, modern dhe të drejtë. 

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para

Foto: MEMLP

Остани поврзан