Afrika e Jugut vendos ushtarë në rrugët e Johanesburgut për të luftuar krimin e organizuar
- Disa ushtarë janë vendosur në rrugët e Johanesburgut, qyteti më i madh në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të ndihmuar policinë në luftën kundër bandave dhe minierave ilegale.
Johanesburg, 12 mars 2026 (MIA) - Disa ushtarë janë vendosur në rrugët e Johanesburgut, qyteti më i madh në Afrikën e Jugut, në përpjekje për të ndihmuar policinë në luftën kundër bandave dhe minierave ilegale.
Kjo është vendosja e parë e madhe e ushtrisë pasi presidenti Siril Ramafosa në fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit muajin e kaluar deklaroi se do të përdorë ushtrinë kundër krimit të organizuar, të cilin e quajti kërcënimin më të madh për demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ushtarët kërcenin nga automjetet dhe hynin në blloqe banimi, ndërsa automjetet ushtarake lëviznin nëpër periferitë e Johannesburgut - Riversajd dhe Vestber.
Shumë banorë të Riversajdit shprehën lehtësim që ushtarët po vendosen për të ndaluar dhunën.
Autoritetet më parë njoftuan se vendosja e ushtarëve në pjesë të ndryshme të vendit do të fillojë më 1 mars, por kjo u shty derisa ushtarët të trajnoheshin. Gjatë vendosjes, ushtria do të veprojë nën komandën e policisë. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s