• сабота, 16 мај 2026

Aeroplanmbajtësja franceze "Sharll de Gol" lundron drejt Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit

Aeroplanmbajtësja franceze

Paris, 6 maj 2026 (MIA) - Aeroplanmbajtësja "Sharll de Gol" po shkon drejt Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit, si pjesë e përgatitjeve të Francës dhe Britanisë së Madhe për misionin e ardhshëm për të siguruar lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, njoftoi sot ushtria franceze.

Ministria franceze e Mbrojtjes theksoi se "Sharll de Gol" kaloi sot nëpër Kanalin e Suezit dhe po lundron drejt pjesës jugore të Detit të Kuq.

Aeroplanmbajtësja u vendos në pjesën lindore të Mesdheut pasi SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt. "Sharll de Gol" mund të qëndrojë në det për katër deri në pesë muaj.

Franca dhe Britania e Madhe po udhëheqin iniciativën për të krijuar një mision ndërkombëtar për të mbrojtur anijet në Ngushticën e Hormuzit, kur kushtet ta lejojnë. ls/

Foto: EPA

 

 

 

Остани поврзан