ABM përmes fondacionit "Së bashku për një" do të dhurojë mjete për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan
- Asociacioni i Bankave të Maqedonisë ka themeluar fondacionin "SË BASHKU PËR NJË" për të ndihmuar dhe mbështetur familjet e të viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan që ndodhi më 16 mars.

Shkup, 14 prill 2025 (MIA) - Asociacioni i Bankave të Maqedonisë ka themeluar fondacionin "SË BASHKU PËR NJË" për të ndihmuar dhe mbështetur familjet e të viktimave dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan që ndodhi më 16 mars.
Nga ABM-ja informojnë se qëllimi i themelimit të Fondacionit është ndihmë e vazhdueshme, ndërsa fondet do të dedikohen ekskluzivisht për ndihmë dhe mbështetje në rehabilitimin dhe trajtimet mjekësore në lidhje me pasojat e zjarrit, si dhe mbështetje në arsim dhe riintegrimin profesional të të pësuarve.
"Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë pikëllimin e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe që mund të lehtësojnë dhimbjen. Por, ajo që mund të bëjmë është të ndihmojmë dhe të tregojmë se nuk janë vetëm, edhe tani edhe në të ardhmen", tha Maja Stevkova Shterieva, kryetare e Asociacionit të Bankave të Maqedonisë.
Fondet do të sigurohen përmes donacioneve të mjeteve nga bankat, kursimoret, institucionet e tjera financiare dhe donatorë nga subjektet juridike jofinanciare. qa/
Foto: arkivi i MIA-s