Është ndjerë tërmet në Tetovë dhe rrethinë
- Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut i kontrolluar nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në ora 23 e 9 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cili rrjedh nga territori i Kosovës, rreth 46 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.0.
Shkup, 9 janar 2026 (MIA) - Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut i kontrolluar nga Observatoriumi sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, mbrëmë në ora 23 e 9 minuta ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cili rrjedh nga territori i Kosovës, rreth 46 km në veriperëndim të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit, ML3.0.
Sipas të dhënave të observatorit, tërmeti është ndjerë në Tetovë dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës sizmike evropine. mb