• понеделник, 20 април 2026

Është rritur shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan

Është rritur shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) – Shkalla reale e qarkullimit në grupin Tregti me pakicë me ushqim, pije dhe duhan në shkurt të këtij viti është rritur për 11,1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. 

Siç bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikës, në tregtinë me pakicë në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, parë sipas grupeve dhe klasave, shkalla e qarkullimit në grupet Tregtia me pakicë e ushqimit, pijeve dhe duhanit është rritur nominalisht për 16, 7 për qind, ndërsa në terma realë për 11,1 për qind.

Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, përveç karburantit, është zvogëluar nominalisht për 3,4 për qind, ndërsa në terma realë  është zmadhuar për 3 për qind.

Tregtia me pakicë, përveç karburantit, është zmadhuar nominalisht për 7,1 për qind, dhe në terma realë për 8,1 për qind, përderisa Tregtia me pakicë e karburanteve për automjete është zvogëluar realisht për 8,5 për qind, ndërsa në terma nominalë për 0,3 për qind. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан