• четврток, 25 јули 2024

Është caktuar paraburgim për tre inxhinierët nga Krushiku për spiunazh për një kompani nga Maqedonia e Veriut

Është caktuar paraburgim për tre inxhinierët nga Krushiku për spiunazh për një kompani nga Maqedonia e Veriut

Beograd, 24 korrik 2024 (MIA) - Tre inxhinierëve nga Krushiku nga Valjeva, të dyshuar për veprën penale spiunazh për një kompani nga Maqedonia e Veriut, u është caktuar paraburgim deri në 30 ditë, pas marrjes në pyetje disa orëshe të djeshme në Prokurorinë e Larë Publike në Valjevë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Të dyshuarit M.O. (1987), D. L. (1960) dhe D. M. (1961), janë inxhinierë ish dhe aktualë në kompaninë Holding “Krushik” nga Valjeva, të cilët pa autorizim kanë nxjerrë dokumentacion konfidencial afarist-teknik nga kjo kompani dhe ia kanë dorëzuar një firme nga Maqedonia e Veriut, në dëm të "interesave të sigurisë, mbrojtjes, ushtarake dhe interesa të tjera, si dhe dobësim të pushtetit të Serbisë.

Njëri nga tre të dyshuarit është mbrojtur me heshtje.

Të hënën, në një operacion të përbashkët të  Agjencisë për Informim të Sigurisë (BIA),Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake (VBA), Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë së Lartë Publike në Valjevë, janë arrestuar tre inxhinierë nga fabrika serbe e prodhimit të armëve dhe municionit "Krushik" për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale të spiunazhit sepse gjatë vitit 2024 në vazhdimësi kanë kontaktuar me shtetas të Maqedonisë së Veriut, punonëtor të kompanisë “ATS Group”, në krye me Shevket Demirovskin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан