• e diel, 22 dhjetor 2024

Zvicra nikoqire e EURO25 për femra në futboll

Zvicra nikoqire e EURO25 për femra në futboll

Lisbonë, 4 prill 2023 (MIA) - Zvicra do të jetë nikoqire e Kampionatit evropian për futbolliste në vitin 2025, kumtoi sot UEFA pas takimit të Komitetit ekzekutiv në Lisbonë.

Për organizimin e turneut përfundimtar u parashtruan edhe tre kandidatura - një e përbashkët nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, dhe dy individuale nga Franca dhe Polonia.

"Kjo është ditë historike për Zvicrën, SFA dhe futbollin e femrave", deklaroi kryetari i Federatës futbollistike të Zvicrës (SFA), Dominik Blank.

Zvicra për herë të fundit ishte nikoqire e një gare të madhe futbolli në vitin 2008, kur së bashku me Austrinë e organizuan Kampionatin evropian në konkurrencën e meshkujve.

Kampionati evropian i femrave, ku titullin do ta mbrojë Anglia, do të mbahet në periudhë prej katër javëve në qershor dhe korrik të vitit 2025 në bazel, Bernë, Gjenevë, Cyrih, Sent Galen, Lucern dhe Tun. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR