• e shtunë, 29 qershor 2024

Zvicra dhe Austria iu bashkuan mburojës së qiellit

Zvicra dhe Austria iu bashkuan mburojës së qiellit

Vjenë, 7 korrik 2023 (MIA) – Zvicra dhe Austria nënshkruan sot deklaratën e synimit për t'iu bashkuar Iniciativës Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI).

Të dy vendet theksuan se nënshkrimi i deklaratës nuk cenon politikën e tyre të neutralitetit, e cila mbetet e pandryshuar.

Mburoja e qiellit është një sistem që Gjermania filloi pas pushtimit rus të Ukrainës dhe është krijuar për të lejuar vendet evropiane të blejnë sisteme mbrojtëse së bashku dhe të kryejnë stërvitje së bashku.

Deri më tani, 19 vende kanë nënshkruar deklaratën, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vendet nordike dhe baltike, Hungarinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR