• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarret në Mal të Zi: Gjendje kritike në Piperi dhe komunat përreth

Zjarret në Mal të Zi: Gjendje kritike në Piperi dhe komunat përreth

 Podgoricë, 17 gusht 2025 (MIA) - Zjarri në Piperi, në afërsi të kryeqytetit malazez Podgoricë, është në një fazë kritike dhe të gjitha ekipet e zjarrfikësve në dispozicion janë në terren. Më të rrezikuarat janë vendbanimi Kopilje dhe zona Stijene Piperske, ku ekziston rrezik që era veriore të përhapë zjarrin.

 Zjarret po shpërthejnë edhe në Bijelo Polje, Danilovgrad dhe Nikshiq, gjë që po i ngarkon edhe më shumë zjarrfikësit.

 Në shuartjen e zjarrot janë përfshirë helikopterë nga Republika Çeke, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia. Përveç kësaj, Mali i Zi ka marrë ndihmë ndërkombëtare - një ekip zviceran prej 26 zjarrfikës ka mbërritur të premten me katër automjete të specializuara.

 Gjendja mbetet e pasigurt dhe shërbimet vazhdojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur zonat më të rrezikuara.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR