• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarre aktive në ambient të hapur deri në mëngjesin e sotëm nuk ka, ndërsa në numrin 112 në QMK ka pasur 1.463 thirrje

Zjarre aktive në ambient të hapur deri në mëngjesin e sotëm nuk ka, ndërsa në numrin 112 në QMK ka pasur 1.463 thirrje

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA)  - Zjarre në ambient të hapur në 24 orët e fundit nuk ka pasur, me siguri për shkak të motit të lagësht dhe reshjeve të shiut, por zjarrfikësit megjithatë kanë pasur punë në zonat urbane, informojnë mëngjesin e sotëm nga Qendra për Menaxhimin me Kriza. 

 "Në rajonin e Shkupit  dhe të Ohrit, zjarrfikësit kanë pasur nga një ndërhyrje të vogël në ambient të hapur. Në rajonin e Tetovës në periudhën nga ora 18:40 deri në 20:15, me një automjet zjarrfikës dhe gjashtë zjarrfikës kanë shuar një çati të djegur të një restoranti në Tetovë dhe zjarrfikësit nga NJTZ Gostivar në periudhën  prej orës 16:20 dhe 17:10 me dy automjetet zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës kanë ndërhyrë në një bodrum të djegur të një shtëpie në qendër të Gostivarit", thonë nga QMK-ja.

Sipas raportit të fundit të Sektorit E-112 në QMK  në numrin e vetëm për raste urgjente deri në 24 orët e fundit ka pasur 1.463 thirrje, pjesa më e madhe e thirrjeve janë drejtuar në Polici (50.99 për qind) dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore (41.58 për qind).  Thirrjet e tjera janë drejtuar ndaj Njësive Territoriale për Mbrojtje nga Zjarri, LAMM, ndërsa  QMK (nga 3 në 10 për qind) i ka zgjidhur, i ka koordinuar rastet urgjente për veprim të kombinuar. Siç thksojnë nga  QMK-ja, në këtë rast ka qenë e nevojshme që të koordinohet ndërhyrja edhe shumë ndërmarrjeve komunale dhe të tjera të komunave dhe nga institucione, shërbime dhe firma të tjera, të cilat janë pjesë e Sistemit të Menaxhimit me Kriza (SMK). 

 Foto: Arkivi i QMK-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR