Zhan-Noel Baro: SHBA-ja dëshiron paqe të përhershme në Ukrainë
- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, porositi ministrat evropianë të Punëve të Jashtme se SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje të përhershme paqesore në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan-Noel Baro.
- Post By Fami Bajrami
- 10:06, 19 shkurt, 2025

Paris, 19 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, porositi ministrat evropianë të Punëve të Jashtme se SHBA-ja dëshiron të arrijë marrëveshje të përhershme paqesore në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Zhan-Noel Baro.
"Bisedova me kolegun tim amerikan dje. Ai më tha se qëllimi i tyre nuk është armëpushim i brishtë apo ndërprerje e përkohshme (e luftimeve), që do t'i mundësojë Rusisë të ripërtërisë forcat e saj, por paqe e qëndrueshme", deklaroi Baro për RTL. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s