• e premte, 21 shkurt 2025

Drejtori i përgjithshëm i "Rosatom" thotë se është e mundur që centrali bërthamor i shkyçur "Zaporozhje" të furnizojë me energji elektrike Krimenë

Drejtori i përgjithshëm i

Moskë, 19 shkurt 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Korporatës shtetërore ruse për energji bërthamore "Rosatom", Aleksej Lihaçov deklaroi sot se energjia elektrike nga centrali bërthamor "Zaporozhje" në Ukrainën jugore do të mund të përçohet në Krime, të aneksuar nga Moska.

AEC Zaporozhje ndodhet në territorin e Ukrainës të pushtuar nga Rusia dhe ka qenë në modalitetin e "fikjes së ftohtë" që nga shtatori i vitit 2022.

Lihaçov deklaroi se me urdhrin e tij po përgatitet një program madhor për të vënë në punë AEC Zaporozhje. Kjo përfshin marrjen e licencave për instalimet dhe punën me punonjësit, si dhe punën me karburantin dhe krijimin e një sistemi të prodhimit të energjisë elektrike. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR