SHBA-ja ka emëruar disa narko kartelë si organizata botërore terroriste
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë emëruar sot grupin kriminel "Tren de Aragua", kartelin "Sinaloa" dhe narko-kartelet tjera si organizata botërore terroriste, theksohet në kumtesën e Regjistrit federal.

Uashngton, 19 shkurt 2025 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë emëruar sot grupin kriminel "Tren de Aragua", kartelin "Sinaloa" dhe narko-kartelet tjera si organizata botërore terroriste, theksohet në kumtesën e Regjistrit federal.
Në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit qëndron se këto grupe paraqesimn rrezik për sigurinë nacionale, politikën e jashtme dhe interesat ekonomike të SHBA-së.
Pasi që e ka marrë detyrën më 20 janar, presidenti amerikan Donald Tramp ka lëshuar disa urdhra, me të cilat u bën thirrje prsonave zyrtarë që të vlerësojnë nëse ndonjë kartel kriminel ose bandë transnacionale duhet të emërohen si grupe terroriste. mb/
Foto: MIA