• e premte, 21 shkurt 2025

KB: Saktë 93 trupa janë zhvarrosur nga dy varreza masive në Libi

KB: Saktë 93 trupa janë zhvarrosur nga dy varreza masive në Libi

Nju-Jork, 19 shkurt 2025 (MIA) - Saktë 93 trupa deri më tani janë zhvarrosur nga dy varreza masive të zbuluara kohë më parë në Libi gjatë operacioneve të forcave të sigurisë kundër rrjeteve për tregti me njerëz, thuhet në raportin e tyre të publikuar sot nga KB-ja.

"Zbulimi alarmant dhe tragjik i varrezave masive pas operacioneve policore në vendet për tregti me njerëz e cekë rrezikun serioz me të cilin po përballen emigrantët në Libi", tha nënsekretarja e KB-së për çështje politike, Rozmari Di Karlo, në takimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Sipas saj, më 7 shkurt u zbulua varreza masive në një fermë në Xhakara në Libinë verilindore, ndërsa ditën tjetër u zbulua edhe një varrezë masive në Kufra në juglindje.

"Deri më sot, 93 trupa janë zhvarrosur në Xhakara dhe Kufra", tha ajo, duke e dënuar "trajtimin brutal dhe johuman" ndaj emigrantëve.

Para dhjetë ditëve, prokuroria shtetërore libiane kumtoi se në një varrezë masive të zbuluar në rajonin Kufra, në lokacionin e rrjetit për tregti me njerëz ku u "zunë rob" 76 emigrantë, u gjetën 28 trupa të emigrantëve nga Afrika subsahariane.

Hetimi zbuloi ekzistimin e një "bande, anëtarët e së cilës rrëmbenin emigrantë ilegal, i torturonin dhe i ekspozonin ndaj veprimit poshtërues dhe johuman", kumtoi prokuroria.

Organizata ndërkombëtare për emigracion atëherë përmendi edhe një varrezë tjetër masive në Xhakara në të cilën u gjetën 19 trupa dhe deklaroi se ajo në Kufra mund të përmbajë deri 70 mbetje mortore.

Që nga vdekja e Moamer Gadafit në vitin 2011, me Libinë kryesojnë dy qeveri rivale - ajo e njihur nga KB-ja, Qeveria e pajtimit kombëtar (GNA) e Abdelhamid Dbeibës në perëndim të Libisë, dnërsa tjetra në lindje, e mbështetur nga marshali Halifa Haftar. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR