"Përplasje" onlajn mes autoriteteve amerikane dhe atyre ukrainase
- Presidenti amerikan, Donald tramp sot e quajti presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski "diktator pa zgjedhje", pasi që ai vlerësoi se Trampi ishte nën ndikim të dezinformatave ruse në përpjekjet e tij për t'i vënë fund luftës ruso-ukrainase, por nën kushte për të cilat Kiefvi thotë se janë tejet të volitshme për Moskën.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:50, 19 shkurt, 2025

Majami, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald tramp sot e quajti presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski "diktator pa zgjedhje", pasi që ai vlerësoi se Trampi ishte nën ndikim të dezinformatave ruse në përpjekjet e tij për t'i vënë fund luftës ruso-ukrainase, por nën kushte për të cilat Kiefvi thotë se janë tejet të volitshme për Moskën.
"Të mendojmë; komiku mesatarisht i suksesshëm Volodimir Zelenski e bindi SHBA-në të investojë 350 miliardë dollarë në luftë që nuk mund të fitohet dhe e cila nuk duhej të fillonte asnjëherë, luftë të cilën ai asnjëherë nuk mund ta ndalë pa SHBA-në dhe TRAMPIN", shkroi presidenti amerikan, i cili emrin e vet e shkroi me shkronja të mëdha.
Trampi në kumtimin në rrjetin e tij social Truth Social shkroi se Zelenski është "diktator pa zgjedhje".
Pasi që Rusia e sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022, vendi i shtyu zgjehdjet e veta të cilat duhej të mbaheshin në prill të vitit të kaluar.
Zelenski sot e akuzoi trampin se jeton në "hapësirë ruse për dezinformata".
Trampi, ndërkaq, e akuzoi Zelenskin se e ka keqpërdorur ndihmën amerikane për përpjekjet ushtarake ukrainase dhe se e ka shfrytëzuar administratën e ish-presidentit amerikan Xhozef Bajden.
Këmbimi i fjalëve të ashpra mes Trampit dhe Zelenskit erdhi pasi që përfaqësues të lartë të administratës së Trampit dhe Rusisë u takuan dje në Riad të Arabisë Saudite, dhe u dakorduan të negociojnë për paqe në konfliktin ruso-ukrainas. megjithatë, përfaqësuesit ukrainas dhe evropianë nuk ishin të prëfshirë në këto negociata edhe përkundër innsistimit të Zelenskit për atë.
Trampi, i cili në fushatë premtoi se lufta do të prëfundojë shpejtë, e përsëriti qëndrimin e tij se Zelenski duhej që më parë të negociojë për paqqe dhe i tha se "më mirë të veprojë shpejtë, ose nuk do t'i mbetet asgjë nga vendi".
"Ndërkohë, ne jemi të suksesshëm në negociatat për përfundimin e luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e njohin se mund ta bëjnë vetëm TRAMPI dhe administrata e trampit. bajden asnjëherë nuk tentoi. Evropa nuk arriti të sjellë paqe, ndërsa Zelenski me siguri dëshiron ta vazhdojë këtë 'tren të shpejtë me para të lehta'", shkroi presidenti amerikan.
Shumë shpejtë pas kumtimit të Trampit, rreagoi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha i cili në rrjetin X shkroi se asmush nuk mund ta detyrojë vendin e tij të heqë dorë nga të drejtat e veta.
"Do ta mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar", shkroi Sibiha në X.
"Ukraina e e përjetoi sulmin më të tmerrshëm ushtarak në historinë moderne të Evropës dhe tre vite luftë totale. Populli ukrainas dhe presdienti i tij Zelenski refuzoi të lëshojë pe para presionit të Putinit", shkroi Sibiha. ab/