• e shtunë, 21 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/Maksim Dimitrievski kandidat i ZNAM për president

ZGJEDHJET 2024/Maksim Dimitrievski kandidat i ZNAM për president

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat për president i Lëvizjes ZNAM (E DI) - Për Maqedoninë tonë, kumtoi sot zëdhënësi i partisë, Nikolla Memov.

Siç kumtoi Memov në konferencë për shtyp, prej nesër fillon procedura për nënshkrimet e mbledhura.

Sipas tij, qytetarët për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë për një opsion të caktuar, dhe jo si deri më tani, të votojnë kundër.

"Presim fitore. Analiza jonë tregon se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë, që më pas të kemi edhe fitore përfundimtare. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbështesin kandidaturën e Dimitrievskit në zyrat komunale të KSHZ-së", theksoi Memov.

Ai informoi se pas procedurës së përfunduar brendapartiake, Këshilli ekzekutiv solli vendim të propozojë në Kongresin e parë që Dimitrievski të jetë kandidat për president të shtetit.

"Maqedonisë i nevojitet baba i kombit, roje e identitetit dhe mbrojtës i historisë. Maqedonisë i nevojitet parashikueshmëri, shpresë, stabilitet, siguri, drejtësi, ardhmëri. Maqedonisë i nevojitet president i cili do ta japë maksimumin për të. Maqedonisë i nevojitet Maksim Dimitrievski", tha Memov. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR