• e hënë, 23 dhjetor 2024

ZGJEDHJET 2024/ Kompletohet përbërja e KSHZ-së, Abdush Demiri zgjidhet anëtar i Komisionit

ZGJEDHJET 2024/ Kompletohet përbërja e KSHZ-së, Abdush Demiri zgjidhet anëtar i Komisionit

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pasditen e sotme në kuadër të mbledhjes së 145-të, pa ndonjë debat e votoi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga partitë Lidhja Evropiane për Ndryshim. Kandidati i dytë i cili u tërhoq nga gara ishte Zulfi Adili pasi Qeveria me propozim të Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët e emëroi atë drejtor të Agjencisë për investime të huaja.

Me zgjedhjen e tij kompletohet përbërja e KSHZ-së. Pra KSHZ-ja për disa muaj ka qenë pa anëtarin e shtatë, pasi Krenar Lloga u bë ministër i Drejtësisë.

Kuvendi pasditen e sotme ka miratuar madje vendimin për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe forcimit të sigurisë së INP SHNP Idrizovë.

Deputetët njëzëri miratuan edhe Ligjin për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa pa ndonjë debat u miratuan edhe Vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Propozim vendimin për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancë nuk mori mbështetje kërkesa e deputetit Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE që të tërhiqen nga rendi i ditës pikat për investime strategjike.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR