• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zgjedhje për përbërjen e re të Parlamentit Evropian

Zgjedhje për përbërjen e re të Parlamentit Evropian

Bruksel, 9 qershor 2024 (MIA) – Me votimin e sotëm në 21 vende anëtarë të BE-së, përfundojnë zgjedhjet e sivjetme për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Zgjedhjet filluan të enjten me votim në Holandë, të premten u votua në Irland, të premten dhe dje në Republikën Çeke, ndërsa dje votuan edhe banorët e Letonisë, Maltës, Sllovakisë dhe deparamenteve dhe territoreve franceze përtej detit. Në vendet tjera, përfshirë edhe pjesën evropiane të Francës, do të votohet sot, ashtu si në Itali ku votimi filloi dje. 

Numri më i madh i eurodeputetëve ose 96 janë zgjedhur në Gjermani, pastaj vijon Franca me 81, Italia me 76, Spanja me 61, Polonia me 53, Rumania me 33, Holanda me 31, Belgjika me 22, Greqia, Portugalia, Hungaria, Republika Çeke dhe Suedia me 21, Austria me 20, Bullgaria me 17, Danimarka, Sllovakia dhe Finlanda me 15, Irlanda me 14, Kroacia me 12, Lituania me 11, Letonia dhe Sllovenia me nga 9, Estonia me shtatë dhe Qiproja, Luksemburgu dhe Malta me nga gjashtë anëtarë në Parlamentin Evropian.

Sipas anketave të fundit të opinionit publik dhe anketave dalëse nga vendet ku përfundoi votimi, pritet që Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë (EPP) të fitojë midis 173 dhe 181 vende, përpara Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë (SD) me 138 deri në 143 vende dhe blloku liberal "Të rindërtojmë Evropën", i cili parashikohet të fitojë midis 75 dhe 85 eurodeputetë. Krah për krah me liberalët është grupi nacionalist dhe i djathtë, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë (ERC), i cili pritet të fitojë 76 deri në 82 mandate, përpara grupit të ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) me 67 dhe 69. Deputetët, blloku i të Gjelbërve dhe Aleancës së Lirë Evropiane (EFA), e cila duhet të fitojë nga 41 deri në 58 eurodeputetë, dhe e Majta me nga 32 deri në 42 vende.

Лидерите на 27 земји-членки на Европската унија ќе разговараат денеска преку видео-врска за заеднички напори за борба против ширењето на пандемијата со новиот коронавирус и за ублажување на е

Partitë që nuk janë anëtare të asnjë grupi evropian pritet të fitojnë rreth 55 vende. Midis tyre janë Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë (AFD), Lëvizja populiste italiane Pesë Yjet (M5S), nacional-konservatorja dhe populistja e djathtë Fides e kryeministrit hungarez Viktor Orban, populistja e majtë dhe nacionalistja Drejtimi- Social Demokracia (Smer-SD) e kryeministrit sllovak Robert Fico, socialdemokratja Glas-Social Demokracia (Hlas) e presidentit sllovak Peter Pellegrini dhe Aleanca gjermane e majtë dhe populiste e Zara Vagenkneht (BSV).

Por beteja e vërtetë nis nga nesër, një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, kur do të nisin kombinatorika dhe skenarë në bazë të rezultateve zgjedhore dhe do të nisin përgatitjet për negociatat dhe pazaret mes grupeve politike për ndarjen e katër funksioneve drejtuese - kryetarët e Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian dhe një përfaqësues i lartë i Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, i cili do të vendosë busullën e bllokut në vitet në vijim deri në vitin 2029.

Edhe pse formalisht negociatat do të zhvillohen mes grupeve në Parlamentin Europian, në thelb zgjedhja kryesore dhe përfundimtare e bartësve të këtyre funksioneve do të bëhet nga 27 krerët e shteteve apo qeverive të BE-së, gjë që e ndërlikon më tej të gjithë procesin.

Претседателката на Европската комисија Урсула фон дер Лајен упати писмо до персоналот на ЕК од понеделник оние кои извршуваат помалку важни функции да работат од дома „онлајн“.

Nëse parashikimet se PEE do të fitojë më shumë deputetë realizohen, kjo do të inkurajojë grupin që të emërojë zyrtarisht kryetaren aktuale të Komisionit Evropian, Ursula fon de Lajen, për një mandat të dytë. Në kushte të tilla, PPE do të nisë me matematikën e sigurimit të 361 votave të nevojshme në Parlamentin Europian për rizgjedhjen e saj, gjë që nuk do të jetë e thjeshtë duke pasur parasysh se edhe në radhët e vetë partisë do të ketë eurodeputetë që nuk janë në disponim për të mbështetur Fon der Lajenin.

Nga ana tjetër, në javët e para pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian do të zhvillohen negociata mes grupeve politike për tërheqjen e mundshme të disa partive që nuk kanë qenë anëtare të asnjë grupi deri më tani ose janë të pakënaqura me pozicionin në grupi aktual, si dhe një rigrupim i mundshëm partiak dhe formimi i grupeve të reja.

Në kushte të tilla, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, e cila shpreson për një mandat të ri në dy vitet e gjysmë të ardhshme, me shumë gjasa që në javën e ardhshme do të thërrasë një takim të liderëve të mëparshëm të grupeve politike për të shqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve.

Nga java e ardhshme (pas 17 qershorit) pritet të nisin mbledhjet e grupeve politike që do të veprojnë në Parlamentin e ri Europian dhe zgjedhja e drejtuesve të tyre, proces që pritet të përfundojë në fillim të korrikut.

 

Добро е што ја имаме 2030 година како датум на масата за проширување на ЕУ, но наместо на датумот, да се фокусираме на чекорите од преговорите, затоа што од моето искуство кога мојата земја М

 

Deri në fund të muajit do të mbahen edhe dy takime të liderëve, fillimisht Samiti i G7 në Apulia nga 13 deri më 15 qershor dhe më pas Samiti joformal i BE-së më 17 qershor në Bruksel. Në Apulia për herë të parë pas zgjedhjeve do të takohen Fon der Lajen, kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, kështu që në mënyrë të pashmangshme pritet që ata të "këmbejnë pikëpamje" për kandidatët e mundshëm për postet drejtuese në BE.

Dy ditë më vonë, kjo çështje do të jetë temë e darkës në takimin joformal të liderëve të BE-së. Para kësaj në të njëjtën ditë, krerët e shteteve apo qeverive të anëtarëve të BE-së do të kenë takime brenda grupeve të tyre politike ku do të duhet të harmonizojnë qëndrimet e tyre dhe të përcaktojnë negociatorët e tyre në procesin e ndarjes së funksioneve.

Kështu, negociatorët kryesorë të PPE pritet të jenë kryeministrat e Greqisë dhe Polonisë, Kirjakos Micotakis dhe Donald Tusk, të cilët me siguri do të konfirmojnë mbështetjen për Fon der Lajen në takimin joformal me kolegët e tyre.

Сакам да започнам извинувајќи им се лично и искрено на нашите сограѓани кои со часови страдаа заглавени на автопатот „Атики Одос“, рече грчкиот премиер Кирјакос Мицотакис на почетокот од дене

Një vendim i mundshëm për kandidatët për pozitat drejtuese pritet në Samitin e BE-së më 27 dhe 28 qershor në Bruksel. Edhe pse nuk është e detyrueshme, liderët e BE-së me shumë gjasa do të duan të bien dakord për emrat e mbajtësve të katër posteve drejtuese, duke marrë parasysh balancën e pushtetit midis grupeve politike, përfaqësimin gjeografik dhe balancën gjinore. Duke vepruar kështu, do të duhet të gjendet një ekuilibër midis oreksit të grupeve politike dhe interesave të vendeve anëtare.

Përpara se Këshilli i BE-së të dalë më në fund me kandidatët e rënë dakord për postet drejtuese, Mishel me shumë gjasa do të zhvillojë konsultime me drejtuesit e grupeve politike në Parlamentin Evropian.

E gjithë kjo çon në përfundimin se në BE do të ketë një verë të “nxehtë” politike, ndaj nuk përjashtohet që nëse nuk arrihet marrëveshje para gushtit, konsultimet dhe bisedimet të vazhdojnë gjatë pushimeve verore të gushtit të institucioneve të BE-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR