Zgjedhje në Hungari, MIA në Budapest: Fundi i epokës së Orbanit pasi që Hungaria votoi për ndryshime
- Mandati gjashtëmbëdhjetëvjeçar i Viktor Orban në Hungari përfundoi të dielën, me humbjen zgjedhore të partisë së tij Fides. Dalja e madhe e papritur në ditën zgjedhore, që parriti pak nën 80 për qind, në fund doli në dobi të partisë së sapoformuar Tisa të Metar Maxharit, e cila fitoi bindshëm në zgjedhje.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:45, 13 prill, 2026
Budapest, 13 prill 2026 (МIА)
Cvetin Çilimanov, raportues i posaçëm për MIA-n nga Budapesti
Mandati gjashtëmbëdhjetëvjeçar i Viktor Orban në Hungari përfundoi të dielën, me humbjen zgjedhore të partisë së tij Fides. Dalja e madhe e papritur në ditën zgjedhore, që parriti pak nën 80 për qind, në fund doli në dobi të partisë së sapoformuar Tisa të Metar Maxharit, e cila fitoi bindshëm në zgjedhje.
Me 97 për qind të votave të numëruara, Tisa fitoi 138 vende në Parlamentin hungarez, ndërsa Fides ka vetëm 55 (gjashtë vende do të fitojë partia e krahut të djathtë Mi Hazank). Tisa do të ketë disa vende më shumë sesa shumica prej dy të tretash e nevojshme për të zëvendësuar një numër të madh zyrtarësh në gjyqësor dhe trupat rregullatore.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve fillestare nga një numër i vogël vendvotimesh, kryeministri Viktor Orban iu drejtua mbështetësve të tij dhe pranoi humbjen.
"Rezultati i zgjedhjeve është i dhimbshëm për ne, por është i qartë. Qytetarët nuk na e dhanë përgjegjësinë dhe mundësinë për të qeverisur dhe për këtë arsye e urova partinë fituese. Dy milionë e pesëqind mijë votues na e shprehën besimin. Le t'u dërgojmë atyre një mesazh se nuk do t'i zhgënjejmë kurrë. Në 30 vitet e fundit, të gjithë ne këtu kemi kaluar nëpër shumë momente të vështira dhe të lehta, vite të bukura dhe të trishtueshme, dhe të gjithë në këtë sallë dhe në të gjithë vendin e dinë se nuk do të dorëzohemi kurrë. Asnjëherë, asnjëherë nuk dorëzohemi", porositi Orban në mbledhjen e kryesisë partiake dhe mbështetësve.
Kjo është hera e dytë që Orban largohet nga posti i kryeministrit të Hungarisë - mandati i tij i parë zgjati nga viti 1998 deri në vitin 2002, dhe pas tetë vitesh në opozitë, Orban u rikthye në pushtet në vitin 2010 dhe e mbajti atë për 16 vjet, gjatë të cilave ai u bë udhëheqësi kryesor i krahut të djathtë në Evropë.
Përderisa Orban e mbante fjalimin e tij të shkurtër lamtumirës, në sheshin Batanji në brigjet e Danubit - përballë Parlamentit hungarez, filluan të mblidhen dhjetëra mijë mbështetës, kryesisht të rinj, të partisë Tisa . Përmes video bimit ata reaguan ashpër sa herë që dilte lajmi se një nga kandidatët e Tisës kishte fituar në një përballje të drejtpërdrejtë me kandidatët e Fides. Sheshi u mbush shpejt me njerëz dhe disa nga mbështetësit e Peter Magjarit morën metronë për në anën tjetër të lumit, përpara Parlamentit hungarez, ku po zhvillohej një koncert në qendrën kulturore Turbina. Edhe pse zyrtarisht një ngjarje jopartiake, koncerti u shndërrua shpejt në një tubim të dytë paralel të mbështetësve të Tisës, të cilët brohoritnin slogane kundër Orbanit dhe partisë Fides.
Në tubimin në Batanji foli edhe Petar Magjar, i cili konfirmoi se Orbani i është paraqitur dhe e ia ka uruar fitoren.
"Siç premtuam dhe shpresuam, sot Hungaria dhe miliona hungarezë sërish e shkruan historinë. Në ditën e njejtë kur para 23 vitesg votuam në referendum për dalje të Hungarisë në BE. Hungaria demokratike asnjëherë nuk ka parë aq shumë njerëz të dalin të votojnë", porositi Magjar, i cili fitoi mbi tre milionë vota.
Kryeministri i ardhshëm i Hungarisë paralajmëroi se do të krijonte një sistem kontrolli të qeverisë dhe do të zbatonte ndryshime në Gjykatën kushtetuese, pozicione të tjera në gjyqësor dhe prokurori, si dhe në shërbimet revizore. Magjar tha se Hungaria do t'i bashkohej menjëherë zyrës së prokurorit të Bashkimit Evropian, e cila do të fillonte proceset për të hetuar korrupsionin në vend, dhe premtoi se "Hungaria që tani e tutje do të jetë një anëtare besnike dhe konstruktive e BE-së dhe NATO-s".
Premtimi i fundit është paralajmërimi për fundin e politikës së Orbanit, që, në bashkëpunim me vendet e tjera të Evropës qendrore si Sllovakia, Republika e Çekisë dhe Polonia, po përcaktonte një rrugë të pavarur politike, prandaj ai ishte vazhdimisht nën sulm nga Brukseli.
Magjari njoftoi se vizita e tij e parë do të ishte në Poloni, për të cilën tashmë është dakorduar me kryeministrin Donald Tusk - qeveria e Tuskut e mbështeti hapur Magjarin, ndërsa presidenti polak, Karol Navrocki e vizitoi Budapestin për t'i shprehur mbështetje Orbanit.
Një nga urimet e para për Hungarinë erdhi nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula gon der Lajen, e cila në gjuhën hungareze tha se "Hungaria sot e ka zgjedhur Evropën".
Në Bruksel nuk kanë fshehur se dëshirojnë fitoren e ish-eurodeputetit dhe përfaqësuesit hungarez në Bashkimin Evropian, Magjar. Unioni, për vite me radhë e ka akuzuar Orbanin për shkelje të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit, prandaj bllokoi fonde të konsiderueshme që i detyroheshin Hungarisë, dhe gjithashtu vendosi një gjobë ditore prej një milion eurosh për shkak të refuzimit të Orbanit për të pranuar një kuotë të caktuar emigrantësh nga anëtarët e tjerë të BE-së.
Këto veprime të Unionit shkaktuan reagime edhe nga Uashingtoni, ku administrata e Trumpit shprehi mbështetje për Orbanin dhe akuzoi Unionin për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë me shkurtimin e ndihmës, akuzat e anshme për praktika jodemokratike dhe duke censuruar mediat sociale me qëllim që të ndihmonte hungarezët.
Përveç Fon der Lajen, urime për Magjarin dërguan edhe kancelari gjerman, Fridrih Merc, presidenti francez, Emanuel Makron, Gjorgja Meloni nga Italia dhe një numër udhëheqësish të tjerë evropianë. Urime dërgoi edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i cili pret që Hungaria tani të ndalojë bllokimin e pakos së madhe të BE-së për financimin e luftës. Kënaqësinë e vet nuk e fshehën as politikanët dhe aktivistët amerikanë që shpesh kanë qenë në konflikt me politikat e Orbanit, si Hillari Klinton dhe Aleksandar Soros.
Nga ana tjetër, Ilon mask, në rrjetin e tij X kumtoi se "organizata e Sorosit po e merr Hungarinë".
Magjari, ndërkaq, paralajmëroi edhe se do të ruajë disa nga politikat e Orbanit, para së gjithash në kontrollin e emigracionit.
Si një ish-zyrtar i lartë i partisë Fides (dhe bashkëshort i ish-ministres së Drejtësisë së Fidesit, Judit Varga, me të cilën kaloi një divorc të vështirë dhe shkëmbeu akuza të rënda personale gjatë fushatës), Magjar e paraqiti partinë e tij si një lëvizje të krahut të djathtë që mund të tërhiqte disa nga votuesit e Orbanit.
Magjar njëherit paralajmëroi se do të mbeten në fuqi programet sociale të cilat Orbani i vendosi për nxitje të natalitetit dhe për mbështetjhe të famiëjeve dhe të moshuarve.
Foto: МIА arkivi