• e martë, 24 dhjetor 2024

Zelenski: Rruga e Ukrainës drejt Evropës dhe lirisë nuk është vetëm politike, por edhe ideologjike

Zelenski: Rruga e Ukrainës drejt Evropës dhe lirisë nuk është vetëm politike, por edhe ideologjike

Kiev, 28 qershor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski sot deklaroi se rruga e Ukrainës drejtë Evropës nuk është vetëm politike dhe gjeografike, por edhe ideologjike.

"Ajo rrugë shkon në drejtime të ndryshme: ai i Harkovit, Kupjanit, Zaporozhjes, Siveit dhe shumë drejtime të tjera. Kjo rrugë është e vështirë, por Ukraina do ta fitojë. Sepse atë e kalojmë bashkë, në çdo cep të Ukrainës, e cila, kuptohet, është vend evropian dhe e cila gjithsesi do të jetë e qetë", tha presidenti Zelenski në paraqitjen e tij me rastin e Ditës së Kushtetutës, të xhiruar një ditë më parë në Lviv në rrugë nga Kievi drejt Brukselit, transmeton Ukrinform.

Zelenski theksoi se rruga e Ukrainës drejt Evropës filloi "jo dje, as para një viti, as në vitin 1991", dhe se e kanë trasuar gjenerata të ndryshme të cilat luftonin për Ukrainë të pavarur, evropiane. 

"Kjo rrugë është e thurur nga fate të ndryshme, rrugë të ndryshme, njerëz të ndryshëm. Kjo rrugë është plot me sprova, pengesa, dhimbje që duhet të ndjenim dhe vullnet që na lejon të ecim përpara. Dhe kjo është rruga që secili prej nesh po ec sot", tha presidenti.

Ai tha se Ukraina tani është në rrugë drejt Evropës, por se ka edhe shumë për tu bërë. 

Ukraina sot e feston Ditën e Kushtetutës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR