• e diel, 22 shtator 2024

Zelenski në Bullgari në takime me kreun shtetëror

Zelenski në Bullgari në takime me kreun shtetëror

Sofje, 6 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi se ka mbërritur në Bullgari për t'u takuar me kryeministrin, presidentin, politikanë dhe gazetarë.

"Do bë bisedoj në thelb me kryeministrin Nikollaj Denkov, do të takohem me presidentin Rumen Radev, përfaqësuesit zyrtarë të Qeverisë, parlamentarë, politikanë dhe gazetarë", shënoi Zelenski në Tuiter.

Ai shtoi se tema kryesore të bisedave do të jenë mbështetja mbrojtëse, integrimet euroatlantike të Ukrainës, Samiti i NATO-s, garancionet e sigurisë, si dhe zbatimi i formulës paqësore ukrainase.

Zelenski u takua me kryeministrin bullgar Denkov dhe zëvendëskryeministren dhe ministre të Punëve të Jashtme Marija Gabriel. 

"E shprehëm solidaritetin tonë me Ukrainën dhe me popullin ukrainas", shënoi Gabriel në Fejsbuk.

Zelenski gjendet për vizitë njëditëshe në Bullgari. Është parashikuar të takohet me udhëheqësit e grupeve parlamentare të cilët e prezantuan projekt-deklaratën  për mbështetjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Gjatë vizitës së tij pritet të nënshkruhet deklaratë e përbashkët për integrimet euroatlantike të Ukrainës dhe memorandum bashkëpunimi në fushën e energjetikës, lajmëroi BTA. sa/

foto. Fejsbuk/Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR