• e diel, 23 shkurt 2025

Mikati thotë se Libani do të fillojë çarmatimin e rajonit në jug të lumit Litani

Mikati thotë se Libani do të fillojë çarmatimin e rajonit në jug të lumit Litani

Bejrut, 10 janar 2025 (MIA) - Ushtruesi i detyrës kryeministër i Libanit, Naxhib Mikati sot tha se shteti do të fillojë procesin e çarmatimit të Libanit jugor, posaçërisht në rajonin në jug të lumit Litani, me qëllim që të vendosë praninë e vet në tërë vendin.

"ne jemi në fazë të re. Në këtë fazë të re do të fillojmë me Libanin jugor dhe konkretisht me rajonin në jug të lumit Litani, ta tërheqim armatimin në mënyrë që të ndjehet prania e shtetit në tërë territorin libanez", tha Mikati.

Ai nesër do të tkaohet me lideri de fakto sirian, Ahmed al Shara në Damask, deklaroi burimi libanez.

Javën e kaluar Al Shara bisedoi në telefon me Mikatin dhe e ftoi ta vizitojë Sirinë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR