• e diel, 23 shkurt 2025

BE-ja i pagoi Ukrainës tre miliardë euro

BE-ja i pagoi Ukrainës tre miliardë euro

Bruksel, 10 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian sot i pagoi tre miliardë euro Ukrainës, si transhë e parë e pjesës së BE-së në kredinë e dakorduar në kuadër të G7-shit.

Sipas kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, këto mjete do t'i japin fuqi financiare Ukrainës të vazhdojë të luftojë për lirinë e vet dhe të mbizotërojë.

"Pothuajse tre vite nga lufta agresive ruse, Ukraina mund të vazhdojë të llogaritë në mbështetjen e miqve dhe partnerëve të vet", shtoi Fon der Lajen.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, ndërkaq vlerësoi se Rusia duhet ta paguajë çmimin për luftën në Ukrainë, të cilën ajo e filloi.

"Sot Ukraina do të marrë tre miliardë euro nga kredia jonë nga G7-shi, të cilat do t'i paguhen nga mjetet nga aktivet e ngrira ruse", theksoi Kalas.

Sipas saj, këto mjete do të paraqesin mbështetje për ekonominë e Ukrainës dhe do të mundësojnë që vendi, një pjesë të parave të veta t'i dedikojë për mbrojtje. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR