Zelenski mbërriti për vizitë në Norvegji
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka mbërritur për vizitë në Norvegji, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë norvegjeze.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:30, 20 mars, 2025

Oslo, 20 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka mbërritur për vizitë në Norvegji, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë norvegjeze.
"Jam shumë i kënaqur që kam mundësi të mirëpres Volodimir Zelenskin në Norvegji. Norvegjia është e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën", deklaroi kryeministri norvegjez Jonas Gar Store.
Ai shtoi se të gjitha partitë në Parlament së fundmi kishin arritur marrëveshje për rritjen e fondeve për Ukrainën, theksohet në ueb faqen e Qeverisë norvegjeze.
Sipas tij, Norvegjia mbështet Ukrainën në luftën e saj dhe kontribuon në përpjekjet që synojnë arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në vend.
"Gëzohem në diskutimet konstruktive për atë se si Norvegjia mund ta ndihmojë më së miri Ukrainën në afat të shkurtër dhe afatgjatë", tha Store.
Store dhe Zelenski, siç theksohet, sot do të mbajnë disa takime. Në takimin e punës, me një delegacion të shoqëruar nga presidenti i Ukrainës, do të marrin pjesë edhe ministri norvegjez i Financave Jens Stoltenberg, ministri i Punëve të Jashtme Espen Bart Eide dhe ministri i Mbrojtjes Tore Sandvik.
Për arsye sigurie, detajet e programit të qëndrimit të Presidentit ukrainas në Norvegji nuk po bëhen të ditura, thuhet nëkumtesë.
Foto: EPA