Liderët evropianë sërish nuk arritën konsensus për konkluzionet e Ukrainës
- Krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Samitin e sotëm në Bruksel nuk arritën edhe një herë konsensus për propozim-konkluzionet për Ukrainën.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:10, 20 mars, 2025

Bruksel, 20 mars 2025 (MIA) - Krerët e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në Samitin e sotëm në Bruksel nuk arritën edhe një herë konsensus për propozim-konkluzionet për Ukrainën.
Në tekstin e miratuar zyrtarisht i publikuar në konkluzion tregon se liderët e BE-së patën një shkëmbim mendimesh me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, biseduan për zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainën dhe do t'i kthehen kësaj çështje në takimin e ardhshëm.
"Teksti i referuar në këtë dokument si EUCO 11/25 u mbështet me vendosmëri nga 26 krerë shtetesh ose qeverish, shtohet në konkluzionet, në favor të kujt është edhe "teksti EUCO 11/25", gjegjësisht konkluzionet e propozuara për të cilat nuk u arrit konsensus.
Me këtë përsëritet rastin nga Këshilli i posaçëm Evropian, i mbajtur më 3 mars, kur liderët gjithashtu nuk arritën një konsensus për propozim-konkluzionet pasi me to nuk u pajtua kryeministri hungarez Viktor Orban.
Sipas burimeve diplomatike, edhe këtë herë “Orban refuzoi të mbështeste tekstin”. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s