Fidan: Turqia mundë të kontribuojë për një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë
- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se Ankaraja mund t'i bashkohet misionit paqeruajtës në Ukrainë nëse një hap i tillë miratohet nga të dyja palët në konflikt, raportojnë mediat turke.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:44, 20 mars, 2025

Ankara, 20 mars 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se Ankaraja mund t'i bashkohet misionit paqeruajtës në Ukrainë nëse një hap i tillë miratohet nga të dyja palët në konflikt, raportojnë mediat turke.
"Ka dy opsione - një marrëveshje armëpushimi dhe një armëpushim. Bisedimet mes presidentit Tramp dhe presidentit Putin nuk rezultuan në një vendim përfundimtar për armëpushim… Nëse teorikisht të dyja palët në konflikt bien dakord të formojnë një forcë paqeruajtëse si pjesë e marrëveshjeve mes tyre, ne mund të japim kontributin tonë", tha Fidan, duke theksuar sërish se Ankaraja nuk do të ndërmarrë veprime të tilla vetëm me miratimin e njërës prej palëve në konflikt.
Deklarata e Fidanit vjen në sfondin e bisedimeve të sotme ndërkombëtare midis zyrtarëve të lartë ushtarakë në Britani në lidhje me detajet e planit për mbështetjen e Ukrainës. Ky është një hap strategjik për të siguruar reagimin e shpejtë nga Perëndimi në rast të një marrëveshjeje paqeje midis Kievit dhe Moskës. qa/mb/
Foto: EPA