• e premte, 21 mars 2025

Prefekti i arrestuar i Stambollit, Imamogllu i bëri thirrje kombit që të kundërshtojnë "të keqen"

Prefekti i arrestuar i Stambollit, Imamogllu i bëri thirrje kombit  që të kundërshtojnë

Stamboll, 20 mars 2025 (MIA) - Prefekti i Stambollit, Ekrem Imamogllu, i cili është arrestuar për korrupsion dhe terrorizëm, i ka bërë thirrje popullit turk që të dalë kundër, siç e quajti ai, "të keqes".

"Si komb, duhet të qëndrojmë kundër kësaj të keqeje. Kjo është thirrja ime për popullin tim", shkroi Imamogllu sot në X.

Siç raporton DPA, ai akuzoi qeverinë e presidentit Rexhep Taip Erdogan për shënjestrimin e familjes dhe pronës së tij, duke u bërë thirrje nëpunësve publikë dhe gjyqësorit që të kundërshtojnë çdo abuzim me pushtetin.

"Kam besim në drejtësinë e ndershme turke. Nuk mund dhe nuk duhet të heshtni", ka shkruar ai.

"Mendja që ma hoqi diplomën do të konfiskojë pasurinë tuaj, nderin dhe do të kryejë të gjitha llojet e uzurpimeve dhe sulmeve", shtoi Imamogllu.

Një ditë para arrestimit të tij, Universiteti i Stambollit i hoqi diplomën universitare Imamogllut, një kredencial i domosdoshëm për kandidaturë presidenciale, duke e penguar atë të ishte një kundërshtar i mundshëm i Erdoganit në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2028.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadollu, autoritetet kanë sekuestruar edhe një kompani ndërtimi në bashkëpronësi të Imamogllut.

Arrestimi i tij ndezi protesta në të gjithë vendin dhe tërhoqi kritika të ashpra nga figurat e opozitës dhe grupet e të drejtave. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR