• e premte, 21 mars 2025

Zaharova: BE-ja ka për qëllim t'i ndërpret bisedimet ruso-amerikane për Ukrainën

Zaharova: BE-ja ka për qëllim t'i ndërpret bisedimet ruso-amerikane për Ukrainën

Moskë, 20 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka deklaruar sot se dispozitat e strategjisë së re mbrojtëse së BE-së për ndihmën ndaj Ukrainës tregojnë qëllimin e Evropës për të pezulluar negociatat ruso-amerikane për Ukrainën.

"E gjithë kjo tregon qartë pandryshueshmërinë e kursit të udhëheqjes së Bashkimit Evropian dhe shumicës së vendeve anëtare të tij drejt minimit të përpjekjeve ruso-amerikane për të ndërtuar një dialog për të gjetur mënyra për të zgjidhur në mënyrë paqësore konfliktin ukrainas", tha Zaharova në një konferencë.

Sipas saj, po bëhen përgatitjet për takimet mes Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën, duke përfshirë një marrëveshje për datën e takimit dhe përbërjen e delegacioneve.

Duke komentuar njoftimin e Pentagonit për të rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake për Kievin, Zaharova vlerësoi se dërgimi i armëve amerikane në Ukrainë bie ndesh me deklaratat e Uashingtonit për qëllimin e tij për të arritur një zgjidhje diplomatike të krizës ukrainase. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR