• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski i bëri thirrje qeverisë t'i kufizojë shpenzimet për projekte dhe shkaktoi dorëheqje të ministrit të Kulturës

Zelenski i bëri thirrje qeverisë t'i kufizojë shpenzimet për projekte dhe shkaktoi dorëheqje të ministrit të Kulturës

Kiev, 21 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i bëri thirrje qeverisë t'i kufizojë shpenzimet gjatë luftës, që çoi drejt dorëheqjes së ministrit të Kulturës, i cili mbështtei disa projekte të shtrenja, lajmëruan mediumet britanike.

"Gjatë luftës së këtillë, vëmendja e shtetit dhe resureve shtetërore shkojnë në mbrojtje", tha Zelenski në video fjalimin e djeshëm të rregullt drejtuat bashkëkombasve, duke e komentuar bisedën me kryeministrin, Denis Shmigal.

Zelenski i bëri thirrje Shmigalit të gjejë financim alternativ për projektet që janë "me të vërtetë të domosdoshme" në sfera të ndryshme, përfshirë edhe në fushën e kulturës.

"Muzetë, qendrat kulturore, simbolet, seritë televizive janë të rëndësishme, por ne kemi prioritete të tjera", deklaroi preisdenti ukrainas, cituar nga mediumet britanike.

Zelenski, i cili ishte komedian para se të hyjë në politikë, tha se u ka bërë thirrje këshillave lokal të përmbahen në shpenzimin që njerëzit të ndjejnë se resurset buxhetore po përdpren në mënyrë të drejtë.

"Do të duhet të pritet për kalldërmën, dekorimet e qytetit dhe fontanat.Së pari fitorja", tha Zelenski dhe kërkoi nga kryeministri Shmigal të mendojë për ndërrim të ministrit të Kulturës dhe Politikës informatike, Aleksandar Tkaçenko.

Një orë më vonë Tkaçenko kumtoi se ka dhënë dorëheqje.

Para se të hyjë në politikë, Tkaçenko kryesoi me një stacion televiziv.

Tani për tani mbetet e panjohur nëse dorëheqja e kumtuar e Tkaçenkos është pranuar, vërejnë mediumet britanike.

Një ditë më parë, Tkaçenko e mbrojti shpërndarjen e 13,4 milionë dollarëve për përfundimin e muzeut kushtuar urisë së viteve të 30-ta të shekullit të kaluar, shkaktuar nga politika e Stalinit.

Tkaçenko, gjithashtu, promovoi filma dhe programe televizive lidhur me luftën kundër Rusisë, përkujtojnë mediumet britanike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR