• e mërkurë, 14 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Dronë rusë sulmuan infrastrukturën civile

Zelenski: Dronë rusë sulmuan infrastrukturën civile

Kiev, 19 mars 2025 (MIA) - Presidenti Vollodimir Zelenski tha se Rusia ka lansuar më shumë se 40 drone mbrëmë vonë për ta sulmuar infrastrukturën civile, që, sipas tij, tregon se duhet të ushtrohet presion ndaj presidentit rus Vladimir Putin për zgjidhje paqesore. 

"Pikërisht sulmet e tilla të natës nga Rusia po shkatërrojnë sistemet tona energjetike, infrastrukturën tonë, jetën normale të ukrainasve", tha Zelenski në postimin e tij në Telegram. "Sot Putini de fakto e hodhi poshtë propozimin për armëpushim të përhershëm, do të ishte e drejtë që bota të përgjigjet me hedhjen posht të të gjitha tentimeve të Putinit për ta vazhduar luftën", shtoi ai. 

Më hertë, në konferencën onlajn për mediat, Zelenski, i cituar nga mediat ukrainase, tha se Ukraina dhe Rusia, me ndërmjetësim të palës amerikane, do të mund të dakordohen që të mos sulmojnë mes vete infrastrukturën energjetike.

"Nuk mund të ndodh Rusia ta sulmojë sektorin tonë energjetik dhe ne të heshtim. Do të përgjigjemi. Por, të dyja palët, ajo ukrainase dhe ruse, nuk duhet ta sulmojnë energjetikën - vendi jonë do ta përkrah atë", tha Zelenski. 

Në ndërkohë, mediat ruse njoftuan se ka pasur shpërthim në Kiev, ku është në fuqi regjimi i alarmit ajror. Në kryeqytetin e Ukrainës janë dëgjuar sirena për 3,5 orë, njoftuan mediat ukrainase. qa/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR