• e enjte, 19 qershor 2025

Gjykata e BE-së: KE ka thyer rregullat e transparencës në lidhje me mesazhet e Fon der Lajen për vaksinat kundër Kovid-19

Gjykata e BE-së: KE ka thyer rregullat e transparencës në lidhje me mesazhet e Fon der Lajen për vaksinat kundër Kovid-19

Bruksel, 14 maj 2025 (MIA) - Komisioni Evropian ka thyer rregullat e transparencës së BE-së me atë duke refuzuar kërkesën e një gazetari për qasje në mesazhet me tekst midis kryetares së KE-së, Ursula Fon der Lajen, dhe drejtorit ekzekutiv të "Fajzerit", Albert Burla në lidhje me furnizimin e vaksinave kundër Kovid-19 për Unionin, vendosi sot Gjykata Themelore e BE-së.

Sipas vlerësimit të Gjykatës me seli në Luksemburg, Komisioni Evropian "nuk dha një sqarim të besueshëm për ta justifikuar” refuzimin e kërkesës së gazetarit për qasje deri tek mesazhet me tekst.

Çështja doli nga një padi e vitit 2023 e ngritur nga gazeta "Nju jork tajms", pasi që KE-ja refuzoi të publikonte mesazhet me tekst të shkëmbyera midis Fon der Lajen dhe Burlas nga viti 2021 ku janë dakorduar për furnizimin e vaksinave në kulmin e pandemisë së Kovid-19 në të gjithë Evropën. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR