• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Kemi bazë për marrëveshje stabile me Kinën

Tramp: Kemi bazë për marrëveshje stabile me Kinën

Riad, 14 maj 2025 (MIA) - Kemi bazë për të arritur "shumë, shumë marrëveshje stabile me Kinën", deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp, disa orë para shfuqizimit të një pjese të madhe të tarifave të cilat të dyja palët i imponuan njëra-tjetrën.

"Është koha që Kina të hapet - dhe kjo është pjesë e marrëveshjes sonë. Ne do ta bëjmë Kinën të hapet. Sipas meje, kjo është pjesa më emocionuese", shtoi presidenti amerikan i cili ka qenë në një turne në Lindjen e Mesme për disa ditë, ndërsa deklaratën e bëri në intervistën për "Foks njuz" në aeroplanin presidencial, "Er fors uan".

Ndërprerja tremujore e taksave amerikane dhe kineze, është paralajmëruar fundjavën e kaluar pas negociatave në Gjenevë, ndërsa hyn në fuqi prej sot.

Pas vendosjes së tarifave prej 145 për qind për produktet kineze të importuara në SHBA dhe 125 për qind për mallrat amerikane të importuara në Kinë, Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord t'i ulin ato në 30 për qind dhe 10 për qind.

Tramp shtoi se ka mundësi për negociata personale me homologun e tij kinez, Si Xhinping për të rënë dakord mbi detajet përfundimtare të marrëveshjes tregtare.

"Dua të them, nuk jam i sigurt nëse do të jetë e nevojshme", saktësoi presidenti amerikan.

"Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me presidentin Si e cila u ndërpre sipas gjasave për shkak të Kovid-19", theksoi Trampi. Përveç kësaj, gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të, ndiej respekt të madh për të dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat", ka thënë presidenti amerikan. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR