Trampi - Al Sharës: Mund të bëni diçka historike në Siri
- – Presidenti amerikan Donald Tramp, me ftesë të princit saudit të kurorës, Mohamed bin Salman, sot u takua me presidentin sirian Ahmed al – Shara, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
- Post By Fitore Curri
- 12:26, 14 maj, 2025
Riad, 14 maj 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp, me ftesë të princit saudit të kurorës, Mohamed bin Salman, sot u takua me presidentin sirian Ahmed al – Shara, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit.
Në takim me telefon është përfshirë edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Erdogani e ka përshëndetur Trampin për heqjen e sanksioneve kundër Sirisë dhe është angazhuar që të punojë bashkë me Arabinë Saudite që të nxisë paqe dhe prosperitet në Siri.
Sipas Livit, princi saudit i kurorës, gjithashtu, e ka përshëndetur vendimin e Trampit për shfuqizimin e sanksioneve, duke e quajtur “të guximshëm”.
Trampi e falënderoi Erdoganin dhe Bin Salmanin për miqësinë e tyre dhe i ka thënë Al Sharës se ka mundësi të madhe që të bëjë diçka historike në vendin e tij.
“Presidenti Tramp e inkurajoi presidentin Al – Shara që të bëjë punë të shkëlqyer për popullin sirian dhe i bëri thirrje popullit sirian që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Abrahamit me Izraelin, të urdhërojë të gjithë terroristët e huaj të largohen nga Siria, të dëbojë terroristë palestinezë, t’i ndihmojë SHBA-së që ta pengojnë përsëri paraqitjen e ISIS, që të marrë përgjegjësinë për qendrat e paraburgimit të ISIS në Sirinë verilindore”, informon Livit.
Al – Shara e ka falënderuar Trampin, bin Salmanin dhe Erdoganin për përpjekjet e tyre që ta organizojnë takimin “dhe e njohu mundësinë e rëndësishme të cilën e ofron largimi i iranianëve nga Siria, si dhe interesat e ndara amerikane – siriane në luftën kundër terrorizmit dhe eliminimin e armës kimike”, shkroi Livit në X.
Al – Shara e ka konfirmuar përkushtimin e tij për marrëveshjen për ndarje me Izraelin nga viti 1974. Ai ka shfaqur shpresë se Siria do të shërbejë si lidhje kritike në lehtësimin e tregtisë mes lindjes dhe perëndimit dhe i ftoi kompanitë amerikane që të investojnë në naftën dhe gazin sirian.
Është biseduar edhe për luftën ruse-ukrainase dhe luftën në Gazë. fc/
Foto: Livit në X