• e premte, 05 dhjetor 2025

Erdogani mbajti takim onllajn me presidentët e SHBA-së dhe Sirisë dhe princin saudit të kurorës

Erdogani mbajti takim onllajn me presidentët e SHBA-së dhe Sirisë dhe princin saudit të kurorës

Ankara, 14 maj 2025 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, presidenti amerikan Donald Tramp, princi saudit i kurorës Mohamed bin Salman dhe presidenti sirian Ahme dal-Shara mbajtën video-konferencë. 

Në takimin onllajn, presidenti turk deklaroi se vendimi i Trampit për shfuqizimin e sanksioneve kundër Sirisë është me rëndësi historike. Sipas Erdoganit, vendimi i SHBA-së do të jetë shembull për vendet e tjera që vendosin sanksione. 

Turqia do të vazhdojë ta mbështesë administratën në Damask në luftën e saj kundër organizatave terroriste, veçanërisht Shtetit Islamik, tha edhe lideri turk. 

Erdogani, gjithashtu, i theksoi përpjekjet aktuale të Turqisë “për ndalimin e spirales së dhunës në Gazë”. 

“Është koha t’i jepet fund tragjedisë humanitare në Gazë”, tha presidenti turk. fc/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR