• e enjte, 10 tetor 2024

Zelenski arriti në Tiranë për samitin Ukraina-Evropa Juglindore

Zelenski arriti në Tiranë për samitin Ukraina-Evropa Juglindore

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainë, Volodimir Zelenski mbrëmë vonë, pak pas orës 23:00 arriti në aeroportin ndërkombëtar në Tiranë, që është vizita e tij e parë në Shqipëri.

U prit nga ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, pas çka nën sigurim të fuqishëm policor, ai dhe delegacioni u vendossën në një hotel afër pallatit të kongreseve, ku do të mbahet samiti Ukraina-Evropa Juglindore.

"Kam nderin t'i dëshiroj mirëseardhje presidentit Zelenski në Tiranë. Moment kyç për avancimin e lidhjeve bilaterale dhe solidaritet me Ukrianën në luftën e saj heroike kundër aggressionit rus", shkroi Hasani në Platformën X.

Sipas agjendës së publikuar mbrëmë, Zelenski sot në orën 9:00 në Qeveri do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Pas takimit Rama-Zelenki, në orën 9:30 është planifikuar takim bilateral mes dy delegacioneve, ku do të nënshkruhet marrëveshje, por nuk është saktësuar se për çka bëhet fjalë.

Në orën 11:00, Rama, në Pallatin e kongreseve, do t'i presë pjeëmarrësit e samitit ku më pas do të mbahet ngjarja në të cilën në fillim do të flasin Rama dhe Zelenski ndërsa në orën 11:30 do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

Në samit, ku është paralajmëruar pjesëmarrja e 13 liderëve evropianë, përfshirë edhe gjashtë nga Ballkani Perëndimor, si dhe përfaqësuei i BE-së, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të flasë përmes video lidhjes.

Sipas mediumeve, edhe pse të ftuar, nuk do të marrë pjesë kryeministri grek, Kiriakos Micotakis dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Greqia do të përfaqësohet në novel diplomatik, ndërsa Kosova nga presidentja Vjosa Osmani.

Dita e dytë e samitit, 29 shkurti, do t'i kushtohet planit për rritje ekonomike të rajonit, përshpejtim të reformave dhe investime të cilat mund ta avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisari për fqinjësi dhe zgjerim i KE-së, Oliver Varheji.

Masat e sigurisë në Tiranë prej dje janë ngritur në nivelin më të lartë. Janë angazhuar mbi 600 nëpunës policorë nga të gjithë sektorët, më pas njësia për sitemim të shpejtë, njësia sspeciale "RENEA", Garda nacionale, sshërbimi sekret SHIK dhe struktura të tjera. ab/

foto: Printskrin "Х"

QËNDRONI TË LIDHUR