• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Amerikanët duan të jenë ndërmjetës dhe t'u tregojnë rusëve se janë në mes

Zelenski: Amerikanët duan të jenë ndërmjetës dhe t'u tregojnë rusëve se janë në mes

Kiev, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se "amerikanët duan t'u tregojnë rusëve se janë në mes" dhe se ekipi amerikanenuk e fsheh faktin se dëshiron të jetë ndërmjetës, e jo të ndalojë në njërën nga palët konfliktuale.

"U kemi thënë mirë, nëse nuk jeni në anën tonë qëndroni në mes. Domethënë, nëse rustë nuk e pranojnë armëpushimin e plotë që e keni propozuar, duam të shohim sanksione shtesë. Ata nuk ka nevojë të zgjasin shumë, njejtë sikur nuk ka zgjatur bllokimi i ndihmës në rastin tonë. Me të vërtetë presim që pala amrikane t'i ndërmerr këto hapa", tha Zelenski në një intervistë për Tajm.

Ai foli edhe për aftësinë e armatës ukrainase që të mbahet pa ndihmën e aleatëve evropianë dhe amerikanë dhe tha se varet nga aftësia e Kievit që të rrotullojë trupat.

"Nëse ka armëpushim, ndonjë pauzë, sa mund të qëndrojë ushtria? Sa ka nevojë. Por, u nevojitet ndihmë, rotacion, rezerva, paga.....", theksoi Zelenski.

Ai shtoi se ushtria ukrainase për momentin është tre herë më e madhe sesa ka qenë në kohë paqe dhe se buxheti i Ukrainës nuk është i mjaftueshëm për financimin e saj.

Ai shtoi gjithashtu se është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje që "do të bashkojë vendin, jo ta ndajë atë" dhe se ajo duhet të jetë një marrëveshje e drejtë paqeje.

Zelenski nuk e përjashtoi mundësinë që faza e ardhshme për Ukrainën të ishte një paqe e detyruar ose se do të ishte "poshtëruese". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR