• e hënë, 30 dhjetor 2024

Zbardhen veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, arrestohet një person

Zbardhen veprat penale “vrasje në tentativë” dhe  “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, arrestohet një person

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Nga lirira është privuar E.A. (22) nga fshati Haraçinë nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Kriminalitet të Dhunshëm - Njësia për Kundërvajtje të Gjakut dhe Kundërvajtje Seksuale,   janë kryer kontrolle në disa lokacione në fshatin Haraçinë, në lidhje me ngjarjen penalo-juridike e ndodhur më 29.08.2024 rreth orës 21.00 në fshatin Haraçinë të Shkupit, ku me armë zjarri është shtënë në drejtim të A.I. (25) dhe V.B. (29) nga fshati Haraçinë, ku ka pësuar lëndime me armë zjarri A.I. dhe është transportuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Ashtu siç sot kumtuan nga MBP-ja, nga ana e NJKDH-NJDGJDS-së është parashtruar kallëzim penal kundër E.B. (29), V.A. (27) dhe E.A. (22), të gjithë nga f. Haraçinë për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të KP-së.

Nga ana e gjykatësit në procedurë paraprake personit E.A. i është shqiptuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR