PTHP NKOK lëshoi urdhër për fletërarrest dhe propozoi paraburgim për Vasko Kovaçevskin
- Gjyqtari i procedurës paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit prej tetë ditësh për ish drejtorin e SHA EMV Vasko Kovaçevski i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove. Duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Procedurën penale, prokurorët publikë përkatës në MPB, siç njoftojnë nga PPRMV, kanë dorëzuar edhe një urdhër për lëshimin e një urdhëri kombëtar dhe deklaratë për përndjekje ndërkombëtare për të dyshuarin.
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Gjyqtari i procedurës paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi masën e paraburgimit prej tetë ditësh për ish drejtorin e SHA EMV Vasko Kovaçevski i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, ndërsa dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove. Duke zbatuar dispozitat e Ligjit për Procedurën penale, prokurorët publikë përkatës në MPB, siç njoftojnë nga PPRMV, kanë dorëzuar edhe një urdhër për lëshimin e një urdhëri kombëtar dhe deklaratë për përndjekje ndërkombëtare për të dyshuarin.
Nga Prokuroria, theksojnë se Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP NKOK) sot ka pranuar aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup me të cilin propozimi për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit në rastin “Aditivë” refuzohet, duke theksuar se i dyshuari nuk është i kapshëm për organet e përndjekjes.
"Në bazë të kompetencave të saj ligjore, prokurorët publikë që veprojnë në këtë rast menjëherë kanë dorëzuar para gjyqtarit të procedurës paraprake ankesë lidhur me Aktvendimin si dhe Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e cila masë do të jetë aktive pas zbulimit të tij. Gjyqtari i procedurës paraprake pranoi propozimin e Prokurorisë dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 8 ditësh", thuhet në njoftimin e PPRMV.
Hetimi për rastin “Aditivë” filloi më 10 të këtij muaji dhe me të përfshin 23 persona fizikë dhe katër persona juridikë të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, si dhe krime kundër detyrës zyrtare dhe kundër trafikut ligjor. qa/
Foto: arkivi i MIA-s