Zëvendëskryeministrja Gërkovska për vizitë pune në Slloveni
- Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, është për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë, ku do të realizojë takime me ministret sllovene të Transformit Digjital, Emilia Stojmenova Duh dhe të Drejtësisë Dominika Shvarc Pipan, si dhe me nënkryetaren e Këshillit Gjyqësor Dr. Urshka Kezhmah.

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, është për vizitë pune në Republikën e Sllovenisë, ku do të realizojë takime me ministret sllovene të Transformit Digjital, Emilia Stojmenova Duh dhe të Drejtësisë Dominika Shvarc Pipan, si dhe me nënkryetaren e Këshillit Gjyqësor Dr. Urshka Kezhmah.
Gërkovska dje mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada jonë në Slloveni me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe hapjen e Ambasadës në Lubjanë, e cila ishte përfaqësia e parë diplomatike e hapur pas shpalljes së pavarësisë së shtetit.
Foto: Arkivi i MIA-s