• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari konsideron se një takim liderësh i propozuar nga Filipçe do të ishte vetëm humbje kohe

Taravari konsideron se një takim liderësh i propozuar nga Filipçe do të ishte vetëm humbje kohe

 Shkup, 29 mars 2025 (MIA) - Nuk e di se çfarë do të bënim në takimin e liderëve kur institucionet po punojnë në mënyrë të përkryer, do të ishte vetëm humbje kohe, tha sot kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, në lidhje me propozimin e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.

"Ne jemi të interesuar të zgjidhen problemet që kemi si institucione, punojmë pa u lodhur çdo ditë dhe kjo do të ishte thjesht humbje kohe. Konsiderojmë se ka institucione që funksionojnë, se nuk është momenti dhe nuk e di se çfarë do të bënim në takimin e liderëve kur institucionet po punojnë në mëynrë të përkryer edhe për shëndetin e këtyre njerëzve dhe për mjekimin, por edhe për të gjetur fajtorët  e këtij rasti, si dhe të tjerëve, duke qenë se ky është rasti i katërt në pesë vjet", theksoi Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi paraprakisht në një konferencë për shtyp informoi për gjendjen e të shtruarve në spitale pas tragjedisë në Koçan.

 Koalicioni "Vlen" edhe dje ka dalë me një qëndrim, se Filipçe nuk e ka kredibilitetin për të thirrur takim të liderëve.

 Filipçe pardje në Mbrëmjen e Donatorëve për të ndihmuar familjet e të pësuarve dhe të lënduarve nga zjarri në Koçan ka paralajmëruar se javën e ardhshme në Kuvend do t'i thërrasë në takim liderët e partive më të mëdha politike.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR