• e premte, 14 mars 2025

Zëvendëskryeministri Fetai përkujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Zëvendëskryeministri Fetai përkujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Shkup, 5 mars 2025 (MIA)- Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në profilin e tij të Fejsbukut zëvendëskryeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari.

“Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tonë”, nënvizon Fetai.

Ai vlerëson se në Kosovën e lirë, demokratike e sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë.

“Nderimi më i madh për ta është forcimi i shtetit të Kosovës dhe ruajtja e vlerave për të cilat ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, shkruan Fetai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR