Dimitrieska Koçoska për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe: Gjithçka do të jetë sipas ligjit dhe në mënyrë transparente
- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona.
- Post By Sara Ademi
- 17:23, 29 maj, 2025
Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona.
"Marrëveshja thotë pesë miliardë stërlina të cilat do të mund t'i shfrytëzojmë në afat prej dhjetë viteve ose nëse shkon çdo vit ose nëse kemi projekte të maturuara, nga 500 milionë euro, kjo është tërheqja. Afati i pagesës varet nga vetë projektet. Studimi i fizibilitetit do të tregojë se ndoshta disa projekte do të kthehen për 12, 15 vjet", tha Dimitrieska Koçoska.
Deputetja Sanja Lukarevska nga LSDM e pyeti ministren e Financave nëse me Marrëveshjen me Britaninë e Madhe plotësisht do ta pezullojë Ligjin për prokurime publike dhe nëse tani janë të njohura kompanitë të cilat do të angazhohen për realizimin e projekteve. Ajo që e interesonte Lukarevskën ishte nëse financimi do të zhvillohej përmes UK Export Finance (UKEF), kushtet e të cilit nënkuptojnë se minimum 30 për qind e vlerës së projekteve të financuara do të shkojë tek kompanitë britanike ose si pagesë në Britani të Madhe.
"Unë nuk e di se si punon UKEF, e di si funksionon Ligji për borxh publik dhe neni 16 i cili thotë se do të kërkojmë oferta për financim pa kushtëzime. Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normën e interesit për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën", tha Dimitrieska Koçoska.
Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normë interesi për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën", tha Dimitrieska Koçoska.
Çdo kushtëzim, siç tha ajo, do të thotë që oferta është e pavlefshme sipas Ligjit për borxhin publik.
"Kemi ligje, askush nuk tha se do të ketë diçka jashtë ligjit. Qytetarët mund të jenë të qetë dhe të sigurt se procedura do të jetë transparente dhe se çdo gjë që nuk është në kuadër të ligjit nuk do të pranohet e as nuk do të jetë pjesë e procedurës", tha Dimitrieska Koçoska.
Duke folur për borxhin publik ajo tha se në vitin 2017 borxhi publik ishte katër miliardë e 787 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 ishte tetë miliardë e 477 milionë euro.
"Në vitin 2021 kemi një rritje goditëse sepse me ato masa antikrizë ka pasur abuzime, kemi një rritje goditëse prej 690 milionë euro. Në vitin 2025 për herë të parë kemi një rënie prej 36 milionë eurosh. Mendoj se më shumë se qartë tregon se si funksionon Qeveria dhe Ministria e Financave", tha ministrja. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s